SPAK publikon strategjinë kundër krimeve zgjedhore, nis verifikimet në terren

Politikë

SPAK publikon strategjinë kundër krimeve zgjedhore, nis verifikimet

Prokuroria e Posaçme ka bërë publike “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”, e cila synon të forcojë kontrollin dhe transparencën gjatë procesit zgjedhor. Plani përfshin:

Verifikimin në terren të informacioneve dhe fakteve që lidhen me veprat penale zgjedhore nën juridiksionin e SPAK.

Hetimin e rasteve të dyshuara për keqpërdorim të buxhetit dhe investimeve publike gjatë fushatës zgjedhore.

Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për të identifikuar indicie të mundshme për shkelje ligjore.

Forcimin e bashkëpunimit me institucionet kryesore si Prokuroria e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile që monitorojnë proceset zgjedhore.

Strategjia synon të garantojë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të mbështesë ndëshkimin e shkeljeve ligjore.

ME TE LEXUARAT