Katër trupa të pajetë lëshohen nga Hamasi drejt Tel Avivit, reagon presidentit Izraelit

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, shprehu dhimbje të thellë pas kthimit të trupave të katër pengjeve të vdekur, që u morën nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit 2023.
Trupat përfshijnë ato të një nëne dhe dy fëmijëve nga familja Bibas, si dhe të Oded Lifschitz, një aktivist paqeje 84 vjeçar.
Herzog shkroi në rrjetet sociale se nuk kishte fjalë për këtë ngjarje dhe kërkoi falje për mos mundësimin e kthimit të tyre të sigurt.
Ky është rasti i parë që Hamasi ka kthyer pengje të vdekur që nga fillimi i armëpushimit muajin e kaluar.
Izraeli ka njoftuar se do të konfirmojë identitetin e tyre pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Përveç kësaj, gjashtë pengje të gjallë do të lirohen të shtunën.


