Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Punët e Veliajt do t'i çojmë deri në fund!

Politikë

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Punët e Veliajt do t'i

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”.

Nënkryetarja e Bashkisë Anuela Ristani para punonjësve tha se puna për kryeqytetin vazhdon edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj është arrestuar 

“Falënderoj kryeministrin që na u bë shkas për t’u takuar këtu në qiell të hapur sepse diku duhej të mblidheshim për të mbledhur veten nga sfidat që kemi kaluar.

Atij i është ndaluar të na drejtojë në punën tonë të përditshme, gatishmëria jonë për të mos i lënë asgjë mangut punës së tij na mbledh këtu sot. As në makthet e mia nuk e kisha menduar që një ditë do më duhej të lexoja një mesazh të Erion Veliajt.

Puna jonë nuk ka mbaruar ende, Tirana është krenare të mbajë titullin e kryeqytetit mesdhetar. Ka krijuar reputacionin e saj si kryeqyteti europian i rinisë dhe sportit. Puna jonë ende nuk ka mbaruar.

“Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë, thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja.

Puna do të vijojë me shkolla, ushqimin për shkollat 9-vjeçare dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti”, tha Ristani.

ME TE LEXUARAT