Aksident i rëndë, humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 21-vjeçari

Aktualitet

Aksident i rëndë, humbi kontrollin e automjetit, ndërron

Një 21-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e ditës së sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”.

Mësohet se viktima, shtetasi GJ. GJ., 21 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion