Spahiu s'i ndahet gafës së Bashës: Në cilin vend të botës Bajrami falet në Teqe?

Politikë

Spahiu s'i ndahet gafës së Bashës: Në cilin vend

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu reagoi pas urimit të liderit të PD, Lulzim Basha për besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, duke u takuar me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve.

Ai ironizoi Bashën, duke deklaruar se ka ngatërruar Bajramin me Sulltan Novruzin dhe dha një koment edhe për ata që i dolën në mbrojtje kryedemokratit.

“Demokratët po mbrojnë gafën e Bashës që shkoi tek Baba Mondi duke ngatërruar Fiter Bajramin me Sulltan Nevruzin me argumentin që edhe Bektashinjtë janë Musliman. Dy pyetje kam për këta injorant të sëmurë:

1- A mund të shkosh në kishë Ortodokse të urosh Pashkët Katolike sepse të krishtere janë të dyja kultet?

2- Në cilin vend të botës Bajrami falet në Teqe dhe jo në Xhami?”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion