Sot nis zyrtarisht fushata, OSBE thirrje partive politike: Respektoni ligjin

Politikë

Sot nis zyrtarisht fushata, OSBE thirrje partive politike: Respektoni ligjin

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri, ndërsa prezenca e OSBE në Shqipëri u kërkon partive politike dhe institucioneve që të respektojnë ligjin. Një nga kërkesat e OSBE-së është që të mos përdoret administrata dhe burimet e saj në fushatën elektorale.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratën e fundit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës elektorale drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit.

Respektimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, përmbajtja nga përdorimi i burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve dhe aktivitetet politike, duke përfshirë në nivelin e administratës lokale, janë parakushtet thelbësore të një procesi elektoral modern në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR” thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion