Roja ende i humbur mes flakëve në qendrën tregtare në Tiranë, ushtria i shkon në ndihmë zjarrfikësve

Aktualitet

Roja ende i humbur mes flakëve në qendrën tregtare në

Pas 24 orësh luftë me flakët dhe tymin që ka pushtuar magazinën pranë qendrës tregtare në mbikalimin e Kamzës, në ndihmë të zjarrfikëses ka shkuar ushtria.

Forcat e Armatosura kanë dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrjet në rastet e zjarrit pranë magazinës që po digjet.

Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe prej orës 16:30 i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.

Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe roja i sigurisë Arjan Sala 30-vjeç ka mbetur i bllokuar, ndërsa ende nuk është gjetur.

30-vjeçari u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por mbeti i bllokuar brenda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion