Nga pjesëmarrësit tek risitë që do ketë, zbulohen detaje nga çelja e fushatës së PS

Politikë

Nga pjesëmarrësit tek risitë që do ketë, zbulohen

Në orën 18:00, në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet do të zhvillohet çelja e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar në fushatat e kaluara elektorale, ku sheshet kanë qenë të tejmbushura nga simpatizantë të partive, këtë herë, kushtëzuar dhe nga prezenca e pandemisë në vend, mitingu do të zhvillohet me numër të kufizuar njerëzish.

Present në miting do të jenë vetëm 140 kandidatët e 12 qarqeve të vendit. Po ashtu ai tregoi detaje sa i përket zhvillimit të ceremonisë.

Fillimisht, do të flasin në podiumin e ngritur në shesh, drejtuesit politikë të qarqe, e më pas, mitingu do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Gjithashtu, zbulohen dhe detaje se si do të ulen kandidatët për deputetë. Duke qenë se Tirana është qarku më i madh i vendit, 36 kandidatët e saj do të ulen në vendet e fundit.

Sakaq, hapësira e sheshit “Skënderbej”, është rrethuar nga barriera të larta ndaluese, të cilat janë vënë për të ndaluar hyrjen e njerëzve gjatë kësaj ceremonie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion