Soreca thirrje institucioneve të drejtësisë: Punoni bashkë, të rindërtohet besimi në gjyqësor

Politikë

 

Soreca thirrje institucioneve të drejtësisë: Punoni bashkë,

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë bashkë, me qëllim integritetin dhe pavarësinë në këtë sistem.

Me anë të një mesazhi në tëitter, diplomati evropian u shpreh se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi.

Soreca shprehet se duhet të rindërtohet besimi në gjyqësor dhe t’i shërbejë qytetarëve shqiptare.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri”, shkruan Sorca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion