Qeni antidrogë “fundos” të riun shqiptar, kapet me 70 mijë euro në makinë, në banesë iu gjet edhe...

Bota

Qeni antidrogë “fundos” të riun shqiptar, kapet me 70

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, pasi u kap në makinë me një shumë prej 70 mijë eurosh, ndërsa nga kontrolli në banesë, të riut shqiptar iu gjet një sasi kokaine dhe hashashi.

Sipas mediave italiane, makina e shqiptarit u ndalua për një kontroll rutinë, por nervozizmi i shoferit bëri që kontrolli të ishte më i detajuar.

Fillimisht policia nuk arriti të zbulonte asgjë në mjetin e shqiptarit, por ishte qeni antidrogë, i cili ndihmoi në zbulimin e sasisë së parave që ishin fshehur në kroskotin e mjetit.

Më pas policia vendosi që të zhvillonte kontrolle edhe në dy banesat e shqiptarit, ku edhe këtu qeni arriti të zbulonte një sasi prej 1 kg e 450 gr kokainë dhe 3 kg e 400 gram hashash, të cilat ishin fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

Ndërkohë u gjetën edhe materiale për paketimin e drogës si dhe 23 mijë euro. Nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove.

Shqiptari i arrestuar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion