Basha "kthen përmbys" PD për të shkarkuar Nishanin, zbulohet mesazhi për demokratët

Politikë

Basha "kthen përmbys" PD për të shkarkuar Nishanin,

Ditën e shtunë në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të përcaktuar strategjinë e përballjes me qeverinë dhe për të miratuar ndryshimet në statut.

“I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD, Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane. Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit” shkruhet në mesazhin që Sekretariati Organizativ i Partisë Demokratike u ka dërguar anëtarëve.

Në statutin e Partisë Demokratike nuk do të ketë të shkruar asnjë kufizim për mandatin e kryetarit të partisë. Ky ishte vendimi i Komisionit për Çështjet Statutore pas një mbledhje që zgjati për rreth 3 orë. Anëtarët e Komisionit vendosën të rrëzojnë draftet e propozuara nga Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi, duke pranuar vetëm propozimet e Bashës. Kundër kësaj vendimmarrje u shpreh anëtari i Kryesisë, Enno Bozdo.


Në thelb të ndryshimeve statutore të propozuara nga Lulzim Basha është rritja e fuqisë vendimmarrëse së Këshllit Kombëtar, zgjerimi i përfaqësimit në kryesinë e partisë, rritja e numrit të sekretariateve dhe rikthimi i departamenteve. Pasditen e të enjtes do të jetë kryesia e PD që do të diskutojë dhe miratojë ndryshimet statutore që do ti kalojnë për miratim Kuvendit Kombëtar që do të mbahet të shtunën e 17 korrikut.

Ne mbledhjen e Kuvendit do të miratohet edhe analiza për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, teksa deri tani në krye të këtij institucioni brenda PD-së ishte Bujar Nishani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion