Sondazhi i bërë në BE: 54% duan Shqipërinë si vendin e radhës që duhet të anëtarësohet, Serbinë 0 %

Politikë

Sondazhi i bërë në BE: 54% duan Shqipërinë si vendin e

Instituti i Universitetit Europian që ishte dhe organizatorja e Konferencën Vjetore “State of the Union” ka bërë një sondazh në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej e para apo më shpejt në BE.

Shumica e të qytetarëve janë përgjigjur pro Shqipërisë, ku 54 %  e pjesëmarrësve në sondazh kërkojnë që Shqipëria të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE.

Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 23 % dhe e fundit Serbia me 0%.

“Më jepni mundësinë për t’iu njoftuar edhe për rezultatet e sondazheve që ne kemi bërë. Ka qenë një pyetje që ne kemi bërë: “A mendoni që fuqia e butë e Bashkimit Europian ka qenë e suksesshme në lidhje me europianizimin e Ballkanit Perëndimor” dhe në fakt u befasova sepse mazhoranca thotë që ka qenë efektive, por 33% ka thënë që nuk ka qenë e tillë.

Ndoshta ajo ideja jonë që Bashkimi Europian po e humbet fuqinë e tij të butë, ndoshta na tregon ne që jemi pesimistë.

Ndërsa pyetja tjetër ka qenë: “Cilat nga këto vende që kërkojnë anëtarësimin në BE mendoni që do duhet të anëtarësohet më shpejt”. Kemi të parën Shqipërinë me 54%, Maqedonia e Veriut e dyta, me 23% dhe Serbia është e fundit, 0%”, tha mikpritësja e konferencës Këshilltarja e lartë për Çështjet Europiane në institutin e ASPEN dhe ish ministre e Jashtme e Italisë, Marta Dassu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion