“PD po fundoset si Titaniku”, Kreshnik Spahiu: Në fund do mbeten “kapiteni plak” dhe “violinisti” që…

Politikë

“PD po fundoset si Titaniku”, Kreshnik Spahiu: Në fund do

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se Partia Demokratike po fundoset si Titaniku dhe të gjithë po largohen.

Sipas tij, i pari që u largua është Agron Duka, ndërsa pas tij do të ikin edhe Ndoka, Dule, Idrizi dhe Shehi, dhe në fund 3 deputetët e LSI-së. Spahiu thotë se në fund në anije do të mbeten “Kapiteni plak” dhe “Violinisti” që nuk e dëgjon askush, të cilët do marrin me vete çelësat e anijes mes ndryshkut, e cila nuk do i vlejë askujt.

“PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi….. Pas tyre 3 deputetë e LSI. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado.

Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drejt oqeanit.

Do mbetet në fund  “Kapiteni” plak dhe “violinisti” muzikën e të cilit nuk e dëgjon askush.

Të dy do marrin me vehte çelsat e anijes thellë mes ndryshkut të një relike që nuk do i vlej askujt. Koha do prodhojë mijëra anije më të mëdha dhe më të shpejta, që do mbërrijnë në destinacionin që keni ëndërruar”, shkruan Spahiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion