Vdekja e 44 vjeçares në Selanik, rrëfehet burri: Bëri vaksinën anticovid, pastaj kishte ftohtë...

Bota

Vdekja e 44 vjeçares në Selanik, rrëfehet burri: Bëri

Një 44-vjeçare ka dhënë shpirt ditën e djeshme në Selanik, pasi bëri vaksinën “Astra Zeneca”.

Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, vdekja e nënës së dy fëmijëve i atribuohet një sulmi në zemër, ndërkohë kryetarja e Komitetit të Vaksinimit, Maria Theodoridou tha se nuk kishte lidhje me vaksinën.

Mirëpo së fundmi burri i viktimës ka dhënë një intervistë për mediat duke zbuluar ngjarjen.

Bëmë vaksinën dhe shkuam në plazhin e Chalastras e pimë kafe. Më tha se nuk kishte asnjë shqetësim. Pastaj më tha se kishte ftohtë. E dinim që kjo ishte një nga efektet anësore dhe nuk u shqetësuam, por thjesht mori një pilulë.

Pak para rreth orës 3:00, nuk po merrte dot frymë, u zgjova dhe ajo ishte pa ndjenja. Shkuam në Qendrën Shëndetësore, ata u përpoqën, por ishte tepër vonë. Unë i përshëndes përpjekjet e qeverisë për të sjellë vaksina në vendin tonë shpejt, por nëse shkakton probleme, hidhini ato.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion