Ra nga ura me makinë, 28-vjeçaren e “përndiqnin” aksidentet, lidhja e saj me politikën

Aktualitet

Ra nga ura me makinë, 28-vjeçaren e “përndiqnin”

Anxhela Ibra, 28 vjeçe, u aksidentua këtë të diel me mjetin e saj, duke rënë nga ura në vendin e quajtur “Ura e Vërtopit”.

Por ky nuk ishte aksidenti i parë për të renë.

Disa vite më parë, ajo ishte përfshirë në një aksident në dalje të Poliçanit, ku humbi kontrollin e mjetit dhe ra në landfillin e qytetit nga një lartësi prej 15 metrash.

Ajo është punonjëse administrate në Bashkinë e Poliçanit, ndërkohë që mësohet se në zgjedhjet e 25 prillit ishte zv.kryetare e KZAZ nr.67, ku përfaqësonte Partinë Socialiste.

Pas aksidentit këtë të diel, Anxhela Ibra u transporrtua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, me plagë të rënda në trup.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion