Juventus-Milan 0-3, “Djalli” ndëshkon rëndë “Zonjën e vjetër”

Sport

Juventus-Milan 0-3, “Djalli” ndëshkon rëndë

Milani i ka dhënë një goditje të rëndë Juventusit në Allianz Stadium, teksa ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.

Në pjesën e parë, e cila ishte thuajse e barabartë, vendosi një gol i shënuar nga Diaz. Në pjesën e dytë pritej një reagim nga Juventusi, por nuk ndodhi kështu. Skuadra e Pirlos ishte e pafuqishme të thyente mbrojtjen kuqezi në këtë sfidë.

Në anën tjetër, Milani realizoi edhe dy herë të tjera, me Rebic e më pas Tomori vulosi rezultatin në 0-3.

Me këtë fitore, Milani ka hedhur një hap të sigurt drejt rikthimit në Champions League, ndërsa Juventusi është tashmë 3 pikë prapa, duke e vënë seriozisht në diskutim zonën Champions.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion