Amnistia i dha lirinë, por iu rikthye vesit të vjedhjes, Gjykata e Korçës rikthen në burg Ardian Isufin

Aktualitet

Amnistia i dha lirinë, por iu rikthye vesit të vjedhjes, Gjykata e

Ardian Isufi, i liruar pak ditë më parë duke përfituar nga aministia e menjëherë pas lirimit u rikthye në “zanatin” e tij, duke vjedhur një automjet tip “Ford” në qytetin e Korçës ditën e sotme është njohur me masën e sigurisë nga gjykata e Korcës.

Ka qenë kjo e fundit e cila e ka kthyer përsëri në “shtëpinë e vjetër”, nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ka qënë prokuroria e Korçës ajo e cila ka kërkuar këtë masë për Isufin, masë e pranuar nga ana e gjykatës.

Isufi u arrestua pak orë më vonë pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga fugonat e linjës “Korçë – Tiranë”, I cili kërkonte të arratisej drejt kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion