Luiz Ejlli: Politika pa Sali Berishën si Big Brother pa Luizin...!

Politikë

Luiz Ejlli: Politika pa Sali Berishën si Big Brother pa Luizin...!

Sali Berisha pak kohe me pare shrehu vleresim publik per Luiz Ejllin, banorin e BB VIP Albania 2.

Dhe sot, mesa duket konkurenti nga Shkodra i ka kthyer nderin.

Padyshim Luiz Ejlli është një nga banorët më të lakuar dhe më të ndjekur në Big Brother Vip 2.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonëse e ka shprehur disa herë brenda shtëpisë simpatinë dhe respektin që gëzon për kreun e Partisë Demokratik Sali Berisha, së fundmi ai ka bërë dhe një krahasim teksa në një bashkëbisedim me banorët e tjerë u shpreh se:

"Politika pa Berishën është si Big Brother pa mua".

Unë vdes për të. Politika pa Berishën është si shtëpia e Big Brother pa mua”, u shpreh ai.

Tema politike nisi në sajë të një imitimi të dy krerëve të partive, Rama dhe Berisha, ku Luizi refuzoi që të imitonte kryeministrin Rama.

Luiz gjithashtu tha se nëse do kishte një mundësi për të marrë pjesë në një video-konferencë me Ramën gjatë qëndrimit në BBVA, do t'i kërkonte të largohej.

Kujtojmë se Luizi vetëm pak ditë më parë ngriti një dolli për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

"Këtë gotë e çoj për Sali Berishën, e kam idhull“, u shpreh ai, citon ora tv.

ME TE LEXUARAT