Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokati: Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit

Politikë

Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokati: Qëllimi

Seanca në GJKKO për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që kërkon të shkojë në Kuvend, u shty për në datën 8 shkurt.

Shkak sipas gjyqtarëve ishte fakti se Berisha nuk ka marrë njoftim për seancën, pasi letrën e njoftimit e ka firmosur e bija, Argita Malltezi.

Por, sipas avokatit Genc Gjokutaj, ky është një paradoks i togave të zeza, që “kanë për qëllim djegien e mandatit të Berishës”.

“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Gjykata nuk e konsideron Berishën si të njoftuar dhe vendosi shtyrje të seancës. Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit”.

Mbrojtja këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.

“Sot dorëzuam kërkesën për herë të katërt për përjashtimin e Irena Gjokës”, tha Gjokutaj pas seancë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion