Kërkoi leje për në Kuvend, shtyhet seanca për ish kryeministrin Berisha

Aktualitet

Kërkoi leje për në Kuvend, shtyhet seanca për ish

Gjykata e Posaçme nuk ka dalë me një vendim këtë të enjte, në lidhje me ankimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat në Kuvend.

Seanca është shtyrë dhe e radhës do të zhvillohet më 8 shkurt, ora 14:30

Gjokutaj: Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Gjykata nuk e konsideron Berishën si të njoftuar dhe vendosi shtyrje të seancës.


Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit. Sot dorëzuam kërkesën për herë të katërt për përjashtimin e Irena Gjokës.

SPAK, më herët e ka rrëzuar këtë kërkesë të Berishës. Ish kryeministri në arrest shtëpie, kërkon që të mos humbë mandatin e deputetit për shkak të mungesës për 6 muaj në parlament.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion