“Është e vogël”/ Begaj i ankohet Erdoganit për Presidencën: I kam kërkuar Ramës një godinë të re

Politikë

“Është e vogël”/ Begaj i ankohet Erdoganit për

Presidenti i Shqipërisë Bahram Begaj ka shfrytëzuar vizën e homologut turk Recep Taip Erdogan, për t’iu ankuar për përmasat e godinës së Presidencës, pasi sipas tij, kjo aktualja është shumë e vogël për të.

Në një video të postuar në ‘X’ nga presidneti turk, Begaj dëgjohet në fundin të pamjeve, duke iu ankuar Erdoganit për godinën se është shumë e vogël, rreth 600 metra katrorë dhe i ka kërkuar Ramës një godinë më të madhe.

“Është e vogël, rreth 600 metra katrorë! Po i them Edit (Kryeministrit Rama) se kemi nevojë për një ndërtesë tjetër”, i thotë begajt presidentit turk Erdogan.

ME TE LEXUARAT