U mbyt nga bashkëshorti, flasin banorët e fshatit ku jeton familja e 24-vjeçares: Më ka ikur truri…

Aktualitet

U mbyt nga bashkëshorti, flasin banorët e fshatit ku jeton familja e

Banorët në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e 24-vjeçares shqiptare Eleonora Toci që u vra nga bashkëshorti i saj flasin fjalët më të mira për familjen e saj dhe për të renë.

Banorët u shprehën se vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi. Një nga banorët u shpreh se familja e vajzës është shumë e mirë dhe janë të habitur se si ka ndodhur ngjarja. Ai gjithashtu shtoi se lajmin e kanë marrë vesh nga lajmet.

“Është familja e Met Gjurës, ajo ishte vajza e Metit, vajzë shumë e mirë. Jazëk i qoftë! Familje e keqe paskan qenë ata. Kanë pasur dy çuna. Sot në mëngjes e mora vesh, televizori e kishte dhënë. Jam habitur. Vajza shumë e respektueshme, shumë e mirë. Unë të jem e var autorin. S’kam lidhje gjaku se babai i saj është i ardhur. Janë familje e thjeshtë, familje e mirë shumë. Habitem se si ka bërë vaki”, tha një banor.

Një banore tjetër u shpreh se vajza ishte martuar dhe kishin dy djem ndërsa skishte dy muaj që kishte shkuar në Itali.

“Për vajzë, për familje, s’kemi komente. Është shumë familje e shtruar. Se si u ka ardhur nuk e di. Kur e mora vesh më ka ikur truri. Unë di të flas për familjen, e shkëlqyer, në punë të vetë, në hall të vetë. Mos i bëftë kujt vaki. Na ka ra keq, fëmijë kemi të gjithë. Në Itali tani shpejt kanë ikur se këtu është e martuar. S’ka dy muaj. Dy çuna kishin”, tha një grua.

ME TE LEXUARAT