“Shqipëria në një fazë të re suksesi”, Rama apel sektorit të turizmit: Jo ujëra të ndotur në det

Politikë

“Shqipëria në një fazë të re suksesi”, Rama

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku ka inspektuar industrinë e Ferrokromit të AlbChrome në qytetin e Elbasanit, deklaroi se punonjësi është e rëndësishme që të jetë i motivuar dhe gjithashtu i respektuar.

Rama vuri theksin tek rëndësia e kushteve të punës, ndërsa u shpreh se tashmë vendi është në një fazë të re suksesi dhe se të gjitha kompanitë duhet të angazhohen në respektimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

“Paga mesatare e kompanisë, 1 mijë euro. Kompania është  e njohur për përgjegjshmërinë e saj. Jemi në një fazë të re dhe këtë do ta kuptojnë të gjitha kompanitë shqiptare.

Shqipëria pasi ka kaluar me sukses procesin e skanimit të BE me celjen e negociatave ka marrë angazhime të forta lidhur me përgjegjësinë kombëtare, individuale në respektimin mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit. Kjo fazë e re është në zhvillim e sipër. Sipërfaqja e mbrojtur e Shqipërisë është rritur afron 22 %. Edhe kontrolli i shoqëruar me vetëdije të rritur të sipërmarrjeve po jep rezultate pozitive”, tha Rama.

Më tej kryeministri u ndal edhe tek ujërat larës, duke thënë se vendosja e masave drastike ka dhënë rezultatet e duhura dhe se vitin e ardhshëm pritet që të ketë më shumë përmirësime në këtë aspekt.

“Ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës. Me vendosjen e një mase drastike për të gjithë sipërmarrësit, sipërmarrjet në fushën e hotelerisë po shohim rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do të jetë perfekt”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion