"Keqardhje për opozitën, iku koha e sherreve", Balla: Shpresoj të mos ndodhin më...!

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar sjelljen e opozitës gjatë seancës parlamentare, pas debatit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Zyrtari i PS ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe konkretisht ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se nuk mund të kërkojnë debate kur nuk e lejon rregullorja.

Per shkak te numrit te reduktuar ndjeshem te deputeteve LSI nuk arriti të propozojë anëtarë të komisioneve nderkohe qe opozita do të ketë tre grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë të drejtuar nga PD-së, PDIU dhe PR.
Deklarata e Taulant Balles
Nuk e fsheh keqardhjen lidhur me arsyen për të u larguar nga një seancë që është dakortësi e plotë. Se grupet parlamentare miratojnë propozimet e tyre. Rregullorja përcakton qartë se në këtë seancë nuk do ketë debat.
Përcaktohet qartë që opozita ndiqet parimi që ka nga një debatet në komision. Dhe e drejta e mazhorancës për të pasur një deputet në më shumë se dy komisione për të ruajtur shumicën. Unë propozova për më shumë kohë për LSI që nuk mundën të propozonin anëtarë të komisioneve.
Megjithatë shpresoj që kjo ngjarje të mos përsëritet më dhe do e them që koha për debate ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm dhe PD ka një mandat tjetër në opozitë.
Nuk do gjejmë arsye kot për të bërë debat dhe për tu larguar. Dëshira jonë ishte që komisionitet të fillojnë punë por do kemi edhe një seancë tjetër. Dhe do kemi edhe dy grupe të tjera parlamentare.
Do jemi barazim edhe pse shqiptarët kanë përcaktuar se kush është shumica. Megjithatë në jemi të gatshëm që edhe pas kësaj shprehje dhe gjuhe të papranueshme nga opozita ne do kemi dëshirë për të punuar dhe gjetur rrugë të komunikimit dhe dialog konstruktiv.”


