Yuri Kim takon trupën e vettingut dhe jep mesazhin e fortë për Shqipërinë

Ne nje kohe kur duket se vettingu ne Shqiperi eshte zvarritur dhe ritmet e tij jane ngadalesuar, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar anetaret e KPK duke dhene edhe nje mesazh te forte per vendin.
"U takova me komisionerët për t'i falënderuar ata për përshpejtimin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave te ketiji procesi.
Vettingu me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqiperi. Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet ndaj komisionerëve- theksohet me tej ne mesazhin e ambasadores se SHBA.
Yuri Kim shkruan se Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional, efikas dhe per të hequr qafe korrupsionin - jo vetëm sepse është thelbësore për t'u bashkuar ne familjen e BE, por sepse e meritojnë qytetaret shqiptare.
SHBA do të vazhdojë të mbështesin fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë vettingun- shkruan Kim.



