Urbani me pasagjerë pëson avari në mes të rrugës në Tiranë, bllokohet qarkullimi

Një urban i linjës Kombinat-Kinostudio ka pësuar defekt në "Misto-Mame" duke sjellë bllokim të rrugës.
Policia njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë zonë dhe të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në destinacionin e tyre.
Njoftimi i policisë
Gjatë rrugës që shkon për në Kombinat, në vendin e quajtur “Misto Mame”, një mjet autobuz i linjës “Kombinat-Kinostudio” ka pësuar avari, dhe për pasojë ka sjellë rëndim të trafikut.
Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në destinacionin e tyre.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor sëbashku me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme po punojnë për normalizimin e situatës.


