Shpallja "non grata" e Berishës nga SHBA nuk pritet mirë nga demokratët, vjen reagimi i parë nga PD

Politikë

Shpallja "non grata" e Berishës nga SHBA nuk pritet mirë nga

N/kryetari i PD-së Edi Paloka është i pari që ka reaguar nga selia blu pasi SHBA shpalli “non gratta” Sali Berishën dhe familjen e tij.

Shpallja "non grata" e Berishës nga SHBA nuk pritet mirë nga

Paloka ka postuar në Facebook dy foto, një të Sali Berishës me në krah ish-presidentin e SHBA,  George W Bush, ndërsa tjetra është e Edi Ramës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehet se Berisha minoi demokracinë në vend. Blinken shkruan në faqen e Departamentit të Shtetit se gjatë qeverisjes, Berisha ka kryer akte korrupsion të mëdha ku përfituan ai dhe familja.

Ndërkohë në deklaratën e bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit theksohet se shkeljet nga Berisha janë bërë veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion