Hiqen kufizimet e udhëtimit, Bashkimi Europian hap kufijtë…

Bota

Hiqen kufizimet e udhëtimit, Bashkimi Europian hap kufijtë…

Të gjithë qytetarë qe kane marre vaksinen e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave si dhe personat që vijnë nga lista e gjelber do të udhetojnë lirshëm ne vendët anëtare të unionit.

27 vendet e BE arritën konsensusin për të miratuar propozimin e komisionit europian. Udhetimi me kufizime sherben vetëm për të vaksinuarit me Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson , AstraZeneca dhe vaksinen kineze Sinopharm.

Sipas zyrtareve evropianë lista e vendeve të sigurta bazuar në kriteret epidemiologjike do të finalizohet këtë të premte ndërsa masat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme.

Kriteri aktual që një vend të cilësohet sigurt është që të mos ketë më shumë se 25 raste të reja Covid-19 për 100,000 banore.

Shtetet anëtare do të kenë mundësinë për të ndryshuar këto masa nëse e shohin të arsyeshme për të kërkuar edhe teste negative PCR ose karantina për vizitorë të caktuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion