Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor

Politikë

Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e

Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.

Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.

“Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.

Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion