Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, mblidhet Komisioni Hetimor

Politikë

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, mblidhet Komisioni Hetimor

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor, drejtuar nga deputeti i PS-së, Alket Hyseni, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se shkarkimi i Presidentit Meta është firmosur nga 49 deputetë, ndërsa ditën e djeshme, kryeministri Rama tha se çminimi i institucionit të Presidencës është një domosdoshmëri dhe puna nga PD do të vijojë. Po ashtu Rama theksoi se për zëvendësimin e Kreut të Shtetit do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike.

Ndërsa diskutohet për zgjedhjen e ekspertëve që do të interpretojnë vendimet e Komisionit të Venecias, apo edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, deputeti i PS-së, Spartak Braho tha: “Është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni hetimor. Pjesa dërrmuese e dinë se çdo të thotë një ekspertizë e mirë dhe e keqe.

Ky komisioni gjykon ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën. Ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, shumë akte të Gjykatës Kushtetuese dhe me interpretimin e vendimit të Komisionit të Venecias dhe interpretimi i ekspertëve është fundi i punës. ekspertët duhet të jenë njerëz me eksperiencë të lartë profesionale”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion