Sheshi “Skënderbej” gati për çeljen e fushatës së PS, Rama me maskë në fasadën e selisë

Politikë

Sheshi “Skënderbej” gati për çeljen e fushatës

TIRANË
Sheshi “Skënderbej” është gati për nisjen e fushatës së Partisë Socialiste që kërkon një mandat të tretë për të përfunduar punët e nisura. Në shesh janë vendosur karriget për të pranishmit mbi disa platforma, teksa sfondi ku do të flasin kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të PS është menduar në nuancat e blusë. Sheshi do të rrethohet me gardh metalik gjatë kohës së aktivitetit, pasi pranë janë vendosur tashmë materialet.

Nga ana tjetër në selinë e PS është vendosur fasada e re me sloganin e fushatës dhe foton e kryeministrit Edi Rama që shfaqet me maskë.
PS hap fushatën elektorale sot në orën 17:00.

Sheshi “Skënderbej” gati për çeljen e fushatës

Sheshi “Skënderbej” gati për çeljen e fushatës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion