PD, hap fushatën me militantë/ Në sheshin “Nënë Tereza” kanë nisur përgatitjet

Politikë

PD, hap fushatën me militantë/ Në sheshin “Nënë

Koalicioni opozitar ka nisur përgatitjet për aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale.

Në sheshin Nënë Tereza mbrëmjen e djeshme është ngritur podiumi ku kryedemokrati Basha do mbaje fjalimin e tij. Fonia e aktivitetit është shtrirë deri ne bulevardin dëshmoret e kombit në afërsi të Kryeministrisë duke lënë të kuptohet se prezent nuk do jenë vetëm kandidatet për deputet.

Në 30 vite kjo fushatë për demokratët do jetë më e pazakonta pasi për shkak të masave kufizuese do mungoje mitingu i saj tradicional ashtu sikurse e kemi pare në zgjedhjet e shkuara, por në orët e fundit janë menduar efekte surprize.

Basha përreth do ketë të gjithë kandidatët për deputet, ndërkohë është mësuar se nuk do mungojnë as simpatizantët e opozitës, të cilët do jenë prezent në forma të ndryshme, por detajet ende nuk behen ende te ditura nga selia blu.

Ndryshe nga aleatet e saj Levizja Socialiste per Integrim do vijoje me axhenden e saj ditore dhe ne kohen kur koalicioni opozitar do hape fushaten zyrtare Monika Kryemadhi do jete ne Divjake për të kërkuar vota për kandidatet e saj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion