"Sherri tek 'Shefqet Ndroqi', Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin është patronazhist dhe i droguar!"

Politikë

"Sherri tek 'Shefqet Ndroqi', Berisha: Krimineli që goditi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku radiologu Dashamir Çajka, ka goditur me thikë infermierin Mikel Osmani.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili ngre akuza se autori i ngjarjes (Dashamir Çajka). Në mesazh shkruhet se radiologu ka kërcënuar me armë kirurgë dhe ka përdorur drogë në ambientet e spitalit, por drejtoria e ka emëruar përgjegjës në shintigrafi dy muaj para zgjedhjeve.

Sipas Berishës, këto vendime tregojnë lidhjet politike të individëve me strukturat e pushtetit dhe rrezikojnë sigurinë e punonjësve të shëndetësisë.

Postimi i plotë i Berishës:

Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!

Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!

Ai ka goditur dhe kërcënuar me armë mjek dhe personel shëndetësor. Me gjithë këtë, ai dy muaj para zgjedhjeve është emëruar përgjegjes në shintigrafi. Admirues i flaktë i Lubi Ballukut!

Nga mesazhi del se krimi për narkosocialistët është meritë!

Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal dhe përpjekjen për të fshehur kriminelin.

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital!

Doktor pershendetje, personi që goditi me thikë, në Shefqet Ndroqi është një person që drogohet në ambjentet e spitalit dhe është me precendet të mëparshëm. Ka plagosur më herët për një problem në Federatën e Peshngritjes. Infermieri që është goditur është një person flori më thonë, që nuk i ndihet zëri

Por Dashamir Çajka ka qendruar në punë vetëm se ëahtë patronazhist dhe ka qenë në fushatat e PS vazhdimisht.

Pra kemi të bëjmë me një person me Çrregullim Personaliteti që duhej trahtuar nga mjekë psikiatër, por e kanë mbajtur në punë vetëm si patronazhist për të rrezikuar jetën e stafit dhe ja ku ndodhi

Ka kërcënuar mjekun kirurg me Armë

Ka rrahur nji punjës të sterilizimit para disa muajsh dhe ka lën punën personi i dhunuar nga halli

Drejtoria e ka ber shef të shintigrafisë 2 muaj para zgjedhjeve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion