"Më thuaj si jemi njohur bashkë?"/ Ja si iu përgjigj kërkesës së Ramës, kandidatja për deputete në Vlorë!

Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në podkastin e radhës edhe Erjona Ismailin, kandidate për Partinë Socialiste në Qarkun e Vlorës.
Ismaili foli për mënyrën se si është njohur me Kryeministrin, në rrethana konfliktuale.
Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?
Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime, për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po. Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon.
E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?”
Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.
Rama: Fjalia që mua më nguli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje.
Në mendje të ngelin ato që të dhëmbin.


