Protestat anti-Vuçiç, automjeti hyn mes turmës dhe "tërheq zvarrë" qytetaren!

Në rrjetet sociale është publikuar një video e incidentit në lagjen Zharkovo në Beograd, kur një automjet përplas turmën që po mblidhej për të shkuar në protestë.
Studentët dhe qytetarët që po shkonin drejt qendrës së Beogradit nga drejtimi i Çukaricës, po mblidheshin në Zharkovo. Megjithatë, edhe pse ata po mblidheshin duke mos shkaktuar probleme, një shofer i panjohur kaloi me shpejtësi përmes turmës, e cila u filmua nga kalimtarët.
Sipas informacioneve të para jozyrtare që po publikojnë mediat serbe, tre persona janë lënduar, shkruan nova.rs.
Në video duket si shoferi godet një grua dhe, pa u ndalur, e bart atë në pjesën e përparme të mjetit. Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.


