Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri: Ja merita që i njoh Edi Ramës...

Politikë

Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri: Ja merita që i njoh

Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e organizuar për Ditën Botërore të Infermierëve. Rockenschaub tha se për OBSH ky është viti i gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë ndaj pandemisë.

Sipas tij, është e domosdoshme që qeverisë shqiptare, veçanërisht Ramës dhe Manastirliut, t’i njihet merita për vendosjen e punonjësve të shëndetit në listën e prioriteteve.

Më tej, ai kërkoi që sot të nderohen infermierët që janë heronj në luftën kundër pandemisë.

“Përshëndetje z.Rama, znj.Manastirliu, z.Soreca dhe znj.Kim.

I kënqur të jem këtu për të thënë dy fjalë për infermierët. Ky vit, OBSH ia dedikoi forcës punëtore të kujdesit shëndetësor, të jetë ky vit i atyre që janë në vijën e parë. Janë infermierët ata që bëjnë 50% të forcës punëtorë në sistemin shëndetësor në gjithë globin. Me rëndësi të njohim kontributin e tyre.

Është e domosdoshme të njoh meritën e qeverisë, Ramës dhe Manastirliut, dhe vendosjen në prioritet të punonjësve të shëndetit, sidomos në vaksinim. Ju falënderoj z.kryeministër dhe znj.ministre që i vendosët në listën e prioriteteve. '

E domosdoshme që përpjekjet të vijojnë, për t’i siguruar punonjësve shëndetësorë masat. Falenderoj për rritjen e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor. Është shumë mirë që jemi duke nderuar heronjtë tanë, shumë mirë të bëjmë përpjekje të përbashkëta, për të ofruar mbulim universal”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion