"Nuk dua të jem burrë!", Rama refuzon çmimin e infermierëve: S'e meritoj sepse...

Politikë

"Nuk dua të jem burrë!", Rama refuzon çmimin e

Në ditën e Infermierëve, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me stafin e bluzave të bardha nga gjithë Shqipëria.

Gjatë fjalës së kryeministrit Rama, Asambleja Kombëtare e Infermierëve i dha një certifikatë mirënjohjeje. Por, Rama i befasoi të gjithë të pranishmit kur tha se nuk e pranon. 

"Nuk e pranoj sepse nuk e meritoj", ndërsa nuk kurseu batutat, teksa u shpreh se nuk do të donte të ishte burrë.

"Shërbimi infermerior i Shqipërisë, është themeluar në kulmin e luftës së gripit spanjoll. Gjëja që më shkaktoi buzëqeshje është se është themeluar nga gratë dhe pastaj më thoni mua se pa gratë burrat shqiptarë do t’i kishte marrë lumi. Imagjinoni për një moment këtu sikur të ngeleshin vetëm ca kokrra burra.

Imagjinoni sikur të thoshit juve se nuk merreni me këtë unë. Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, përsëri flitet për gratë dhe faktikisht, edhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat, burrë jam edhe unë për fat të keq, dua ta mbyll duke u shprehur respekt të veçantë të gjitha grave dhe vajzave që janë këtu. Priteni kur të shihni në lajme, Edi Rama: Nuk dua të jem burrë!"-tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion