Goditet nga rrufeja, vdes tragjikisht 9-vjeçari

Bota

Goditet nga rrufeja, vdes tragjikisht 9-vjeçari

Një fëmijë 9 vjeç ka vdekur për shkak të goditjes nga rrufeja gjatë stërvitjes së futbollit. Djali u lëndua duke luajtur në një fushë futbolli, rreth orës 17:00 të pasdites, pak pasi një stuhi rrufesh goditi qytetin e Lancashire në Angli.

Policia tha se ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Autoritetet vazhdojnë hetimet, por besojnë se shkaku i vdekjes është goditja nga rrufeja.


Sipas sekretarit të klubit të futbollit, tre skuadra kishin anuluar stërvitjen për shkak të motit të keq, por 9-vjeçari ishte duke u trajnuar privatisht.

Klubi i shprehu ngushëllime familjes, ndërkohë që kjo e fundit po mbështetet edhe nga punonjësit e policisë pas lajmit tragjik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion