Sara Mila i drejtohet Kuvendit, "shalli i baltës" që tërhoqi vëmendjen!

Sara Mila, deputetja e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, i drejtohet sot Kuvendit për t’u betuar si ligjvënëse e re në radhët e Partisë Socialiste. Teksa kamerat ishin kthyer nga deputetja më e re, detaji që ra në sy ishte shalli që mbante në qafë.
Ndër të tjera ajo thotë se tashmë do të tregojë veten e saj dhe se opozita duhet t’i kërkojë falje për të gjitha të thënat nga ana e tyre në fushatë.
“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge.
Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna.
Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.


