Samiti i BE në Tiranë, Berisha: Rast që zëri i opozitës të dëgjohet

Politikë

Samiti i BE në Tiranë, Berisha: Rast që zëri i opozitës

Pavaresisht perplasjeve me policine ne lidhje me lejen e protestes se 6 dhjetorit, Sali Berisha e sheh ate date dhe samitin e BE ne Tirane, si nje moment qe i jep mundesi opozites te shprehe qendrimin e saj kritik ndaj Edi Rames.

-Berisha: Samiti i 6 dhjetorit dëshmon se kjo është një tokë europiane

Samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme, historike për arsyet që vijojnë:
Së pari, Europa i bën të qartë, duke u mbledhur në Tiranë, i bën të qartë Vladimir Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saji dhe ekspansioni dhe ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I bën të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij mes hegjemonizmit serborus me Ballkanin e hapur dhe neo-otomanizmit marrin fund. Kjo është tokë evropiane, e destinuar për anëtarësim në BE.

Nuk mund të mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm, ndaj e mirëpresim atë.

Berisha: Ky Samit është i bekuar sepse i jep mundësi opozitës të tregojë se Rama ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur

Nga ana tjetër, ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar që t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë fatkeqësie të madhe përfaqëson mikpritësi i tyre, që ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur.
Nuk do të kishte rast më brilant se ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi përpara 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Europës.

Në këtë kontekst, Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar me zërin e fuqishëm do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty, nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, krimit të organizuar, një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse në Ballkan, duke u kërkuar europianëve që të mos i kërkojnë Sandrit të tij të respektojë sanksionet ndaj Rusisë.

Prandaj ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për të protestuar.

ME TE LEXUARAT