Operacion antidrogë në Korcë, 27 në pranga, tetë persona në kërkim

Aktualitet

Operacion antidrogë në Korcë, 27 në pranga, tetë

Policia e Korçës ka arrestuar 39 vjeçarin Gentian Koçoli, i cili ishte shpallur në kërkim të operacionit antidrogë “Knock down 2”.

Policia bën me dije se deri tani ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve dhe 8 atyre që janë shpallur në kërkim.

NJOFTIMI: Korçë/Vijon operacioni antidrogë i koduar “Knock down 2”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 27 numri i të ndaluarve dhe në 8 numri i të shpallurve në kërkim.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock doën 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe

shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Gentian Koçoli, 39 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT