Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, merr pjesë dhe Rama

Politikë

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, merr

Në orën 08:15 ka nisur mbërritja e liderëve, në 10:00 bëhet hapja e seancës plenare. Në axhendën e diskutimeve është Ukraina dhe siguria e Evropës. Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian vjen pas atij të mbajtur në Tiranë më 16 maj, ku liderët evropianë zbarkuan në kryeqytetin shqiptar.

Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. Të pranishëm janë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


BE-ja përfaqësohet nga Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, i cili do të bashkëkryesojë takimin me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Diskutimi do të fokusohet në forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues. Pas seancës plenare, do të zhvillohen diskutime në tryeza të rrumbullakëta mbi kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin.

Në orën 08:15, ka nisur mbërritja e liderëve, në 10:00 hapja e seancës plenare, në 11:30 është parashikuar fotoja familjare, ndërsa më pas do të mbahen tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe. Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 15:00.


Samiti vjen një ditë pas takimit joformal të Këshillit Evropian, i cili gjithashtu kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe mbrojtjen evropiane. Pas diskutimeve të djeshme, udhëheqësit morën pjesë në një darkë të organizuar nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg.

Ky takim i Komunitetit Politik Evropian pason samitin e gjashtë që u mbajt më 16 maj në Tiranë, me temën "Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët".

ME TE LEXUARAT