"Sali Berisha, Skenderbe", Kujtim Gjuzi: “Ja pse merret me Edi Rama me mustaqet e mia

Politikë

"Sali Berisha, Skenderbe", Kujtim Gjuzi: “Ja pse merret me Edi

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, thotë se më shumë se gjysma e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë është e kriminalizuar.

Ai akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, se e ka kërcënuar me jetë disa vite më parë dhe Sali Berisha në atë kohë është bërë mbështetje për të.  

Personalisht Kujtim Gjuzi e ka kryer misionin konservator. Unë jam 8 vjet anëtar i Këshillit Bashkiak të tiranës. Rama më thotë je kot.

Lista e Ramës është në masën 50+1 e kriminalizuar. KQZ e sheh listën tani dhe ka afat edhe dy ditë.

Aty mund të hiqen disa sorosistë. Partia Konservatore e ka realizuar këtë program. Sali Berisha që unë e kam quajtur Skënderbe ka thënë që do kemi një ligj antisoros.

Nuk do të njohim LGBTI. Ne duam zero lekë se funksionojmë mbi bazën e klubit konservator.

Ai e di që unë nuk mund të godas përtej fjalës. Në momentin që ai ka sjellë një mesazh kërcënimi te unë, unë mbështetjen e kam gjetur te Sali Berisha. Ishte kërcënim me jetë. Ka qenë viti 2011-2002.

Gjeti një mik të afërt të doktorit nga Kukësi. Ai nuk bëri llogari se ca burra që mbajnë mustaqe nuk i mbajnë kot. Këto janë mustaqet e gjyshërve të mi, të dy gjyshërve. Si futesh në familje. Më detyron mua të marr shallin e nënës time./mcn tv

ME TE LEXUARAT