Aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë 31-vjeçarja, katër të plagosur

Aktualitet

Aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë 31-vjeçarja,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Bulqizë.

Policia tha se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë një 31-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Ura e qytetit", aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip 'Fuoristradë', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT