Sali Berisha ‘non grata’, ministrja Gjonaj: Ishte vendim goxha i rëndë

Politikë

Sali Berisha ‘non grata’, ministrja Gjonaj: Ishte vendim goxha i

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24 ka qenë ministrja Etilda Gjonaj. Ajo ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

Pjesë nga Intervista:

PYETJA: Cfarë komenti keni për shpalljen non grata të zotit Berisha nga DASh?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

GJONAJ: Ky është një vendim që nuk ka nevojë për komente të askujt prej nesh, sepse unë respektoj vendimin e DASh dhe besoj që në këtë kuadër vetë DASH ka ndjekur një proces të gjatë të thellë, për sa kohë që ka dalë në këtë vendim dhe besoj se nuk është vendi për të komentuar.

PYETJA: A duhet të ishte i pari z. Berisha?

GJONAJ: Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike.

Por ajo c’ka është shumë e rëndësishme, dhe besoj që nuk kanë interes komentet aq sa ka interes qasja e partisë e cila mbështet ose jo raste të tilla, nëse i referohem korrekt fjalimit të kryeministrit në kongres, e tha qartëisht që partia nuk do të shërbejë për asnjë deputet asnjë ministër apo anëtar partie, nëse do të ketë probleme me ligjin, korrupsionin apo problem paligjshmërie. Ndërsa fatkeqësisht nga ana e PD, pamë një qasje tërësisht ndryshe duke e marrë në mbrojtje z.Berisha. Dhe unë besoj që nuk është normale të kemi dy standarde. Kur në momentin që SHBA na mbështesin ne, ne themi që ata janë më të mirët, dhe kur japin një vendim të tillë, themi që ‘jo ky nuk është një vendim i drejtë’. Besoj se ky është komenti im në këtë gjë.

PYETJA: A mund të pasohet kjo edhe në emra të tjerë? Si e lexuat urdhrin e Biden?

GJONAJ: Ishte një urdhër që prek më shumë se sa Shqipërinë. Është më i gjerë, dhe ne e kemi parë në shumë raste që kanë qenë publike nga DASH që mund të kenë patur situata të ngjashme. Por ne kuptojmë që me vendimin e presidentit Biden, janë vendosur disa standarde të reja, është vendosur një kufi për sa i përkes atyre që ushtrojnë funksione publike me të gjitha vendet dhe jo e lidhur detyrimisht me SHBA.

 

ME TE LEXUARAT