Rrugë e qytete do jenë si "Big Brother", Balla: Ja kur do nisë vëzhgimi me kamera

Disa rruge dhe qytete te Shqiperise do te kthehen ne Big Brother, pasi do te vezhgohen me kamera.
"Shumë shpejt do të kemi të mundur 200 km e para të rrugëve kryesore të vendit të monitoruara kryesisht me kamera e radarë.’ - tha ministri i Brendshëm Taulant Balla në një aktivitet të titulluar "promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta".
“Këta 200 km janë më të frekuentuarat. Të mos kemi postblloqet që në shumë raste nuk janë gjëja më e mirë. Krahasuar me standardet europiane tregon mungesë të zhvillimit’ tha më tej Balla.
Ky është pjesë e një projekti që synon monitorimin e të gjitha rrugëve të shkollave të monitorohen me kamera. Për këtë ministri i Brendshëm tha se po punohet për të gjetur financimin me donatorët e huaj.
“Jemi duke diskutuar me partner për të siguruar financimin e një projekti të madh pajisje me kamera të 19 qyteteve më të mëdha të vendit, si fazë e parë me një focus të vecantë rrugët dhe rrugicat në shkollë.
Dikush mund ta quajë Big Brother të madh por për mua dhe kryeministrin Rama është dimension i rëndësishëm i garantimit të sigurisë që bashkëshoqërohet me mirëadministrim të forcës policore për të shkuar në një nivel tjetër, atë të largimit të policisë nga rrugët. Për ta zëvendësuar rolin e policisë nga kamerat e radarët që garantojnë nivel më të lartë sigurie" tha Balla.
Sa i takon sigurisë së nxënësve në shkolla paraqitet dhe një prioritet tjetër.
“Synimi ynë është mbyllja e përhershme e çdo njësie tregtare që synon të shesë produkte që nuk plotësojnë standardet apo janë të skaduara tek fëmijët në perimetrin e sigurisë së shkollave” paralajmëroi ministri i Brendshëm.


