Robert Ndrenika përfshihet në fushatë, bën spotin e PS: Teatri po ngrihet më i mirë se c`ka qenë

Politikë

Robert Ndrenika përfshihet në fushatë, bën spotin e PS:

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një spot me protagonist aktorin e njohur Robert Ndrenika.

Ndrenika në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, flet për sfidat e qeverisë Rama si pandemia nderkohe qe permend edhe Teatrin Kombëtar për të cilin thotë se do të ngrihet aty ku ishte shumë herë më funksional dhe më i bukur.

“Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë. Teatri ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjitha familjeve tona. Por, tani boshatisja e tij tregon vuajtjet tona në këto që shfaqet janë ndaluar.

E di që këtu do të shohim përsëri shfaqe. Jo vetëm këtu por edhe në Taetrin e ri Kombëtar që do të ngrihet aty ku ishte, por shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte. Ne jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë. Vështirësitë që kaluam nuk na thyen dot, përkundrazi na sollën pranë njëri-tjetrit.

Akti ynë i dytë s’ka ardhur ende. E ardhmja jonë është plot shpresë. Akti i dytë është vizioni i i një Shqipërie më të mirë, me ekonomi më të mirë, paga më të larta, një jetë më të mirë për të gjithë ne. Është koha që punët e nisura t’i shpiem deri në fund. Nuk ka kohë për pushim Shqipëria është e ardhmja jonë”, thotë Ndrenika.

Aktori i njohur Robert Ndrenika eshte shprehur fillimisht kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa më pas qëndrimi i tij ndryshoi. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion