Asnjë gjurmë e rojes 29 orë pas zjarrit në magazinën e Casa Italia në Tiranë

Aktualitet

Asnjë gjurmë e rojes 29 orë pas zjarrit në magazinën e

Prej pasdites së djeshme, vijon të mos gjendet asnjë shenjë e përgjegjësit të sigurimit Arjan Sala, 33 vjeç, i cili ka qenë në krye të detyrës në momentin kur magazina e qendres tregtare Casa Italia në kryeqytet u përfshi nga flakët.

Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrje. Por, pavarësisht kërkimeve, nuk ka ende asnjë shenjë nga Sala.

Familjarët e 33-vjeçarit pretendojnë se forcat zjarrfikëse nuk kanë bërë sa duhet për të gjetur trupin e të afërmit të tyre.

Zjarri ka rënë në momentin që po shkarkohej një kamion me rroba, ku Arjan Sala ndërhyri për të shuar flakët, por fatkeqësisht mbeti brenda dhe u bllokua si pasojë e flakëve dhe tymit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion