Përplasja në Elbasan, Rama akuzon Bashën: Mblodhi një grup legenash, ishte rrugaçëri

Politikë

Përplasja në Elbasan, Rama akuzon Bashën: Mblodhi një grup

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” mohoi që i njihte personat që u përfshinë në përplasje fizike në Elbasan, ndërsa e cilësoi ngjarjen të provokuar nga lideri i PD, Lulzim Basha, i cili sipas tij kishte ardhur në një festë me flamuj politik.

Rama u shpreh se e gjithë kjo është një rrugaçëri e frymëzuar e një grupi legenash të mbledhur nga një lider.

“Vend që lideri të mbledhë një grup legenash dhe me ato aty të ndodhë kjo gjë, nuk kam parë. Ka dy karakteristika, kjo në vetvete është një rrugaçëri.

Ndërsa karakteristika tjetër nuk është që 10 rrugaçë që u zunë më njeri tjetri,  por problem është rrugaçëria e frymëzuar dhe pjesa tjetër që e çdo në nivel sëmundje është neutraliteti i jepni ju. “-tha Rama.

ME TE LEXUARAT