Korrupsioni është kthyer në filozofi qeverisjeje“ / Profesori: „Kush nuk e mbështet rininë, kot që merr frymë“

Aktualitet

Korrupsioni është kthyer në filozofi qeverisjeje“ /

Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Sherif Bundo ka shprehur mbështetjen e tij për protestat kundër qeverisë që sot futet në diten e 88. 

Sipas Bundos, është e pamundur që qytetarët, intelektualët dhe njerëzit e angazhuar në shoqëri të mos kenë krijuar tashmë një opinion mbi protestën.

Bundo deklaroi se mbështetja ndaj të rinjve është një përgjegjësi e brezave më të rritur, ndërsa theksoi se rinia duhet të ketë rol në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

“Unë them që nuk ka njeri në Shqipëri, nuk ka intelektual në Shqipëri, nuk ka njerëz të angazhuar që të mos kenë kristalizuar tashmë një opinion dhe një vlerësim për protestën.

Nëse ka një njeri që nuk ka kuptuar rininë, unë them kot që ka jetuar, nëse ka një njeri që nuk e mbështet rininë kot që jeton dhe nëse ka një njeri që nuk arsyeton të ardhmen e rinisë, kot që merr frymë.

Unë them që rinia ka të drejtë. Rinisë, brezit, duke përfshirë dhe ju, 35-55 -60-vjeçare është brezi i një gjenerate që duhet të mbajë mbi shpatulla përgjegjësinë e halleve të kombit.

Rinisë i përket e ardhmja, unë e kam përkrahur protestën dhe kam përkrahur të gjitha protestat që ka bërë rinia. Sigurisht që kam marrë edhe kosto, dikush më ka thënë edhe i “ke rënë murit me kokë”, por në të ardhmen kam marrë mbrapsht vlerësime dhe jam ndjerë krenar sepse kam pasur të drejtë”, tha Bundo në News24.

Ai tha se ka shumë arsye qe rinia te protestojë, por përmendi vetëm korrupsionin si arsyen kryesore. Sipas tij, korrupsioni eshte kthyer në  filozofi qeverisje.

“Pse them që rinia ka të drejtë?! Ka 1000 arsye për t’i dhënë të drejtë kësaj rinie që proteston. Unë do them disa, por mjafton njëra është e mjaftueshme për të protestuar. Korrupsioni. Korrupsioni që ka shkatërruar të gjitha vlerat njerëzore, qytetare, fiskale, buxhetore etj. Korrupsioni është kthyer në filozofi qeverisje dhe mjafton kjo që kushdo të protestojë”, deklaroi Bundo.

ME TE LEXUARAT